Kombëtare

Bën vaki edhe kjo në Kosovë, asfaltohet mbi pusetin e ujërave të zeza

Gjatë ditës së djeshme, nga ora 07:00 deri në 19:00, është bërë ndërprerja e qarkullimit nga rruga “Tahir Sinani” e deri tek sheshi UÇK në qytetin e Shtimes.

Kjo për shkak të kryerjes së punimeve në rrugën “Tahir Sinani”, më saktësisht, implementimin e fazës së tretë të planit për rregullimin e parkut-sheshit: shtrimi i shtresës së asfaltit.

Megjithatë ajo çka ra në sy ishte shtrimi i asfaltit mbi gjysmën e kapakut të pusetës së ujërave të zeza.

Me sa duket, punëtorët nuk e kanë konsideruar mundësinë e hapjes së saj.Image

Shfaq më shumë
//chooxaur.com/4/3473483