Show Biz

Ben Affleck ndahet nga Shona Sexton i kthehet dashurisë së vjetër

Aktori i njohur i Hollivudit, Ben Affleck, është fotografuar në shoqëri të bukuroshes Lindsay Shokus, producentja me të cilën ai ka qenë në romancë për rreth dy vjet dhe të cilën e kishte braktisur për një femër tjetër, shkruan gazeta “Zëri”.

Lindsayn e kishte zëvendësuar Shona Sexton, një lepurushe e “Playboy”-it, me të cilën aktori kishte shkuar në pushime romantike, nga ku kishin publikuar foto të nxehta në rrjetin social “Instagram”.

Por tani aktori i është kthyer dashurisë së vjetër, ku shtypi amerikan shkruan se ai e ka lutur për falje bukuroshen, duke e pranuar se kishte gabuar që është ndarë me të.

Çifti është fotografuar në një darkë romantike së bashku dhe ata dukeshin mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Lajmin për ribashkimin e tyre e ka konfirmuar edhe një burim i afërt me aktorin, i cili ka deklaruar se Ben asnjëherë nuk kishte mundur ta harrojë Lindsayn.