SPORT

Belgjika e Anglia kërkojnë bronzin në ndeshjen më të papëlqyer

Futbolli nuk do të vjen në shtëpi. Ëndrrat e Anglisë për Kupë të Botës mund të kenë përfunduar nga kroatët dinakë, por çfarë turneu ishte për të luajtur të rinjtë e Gareth Southgate.

Odiseja ruse e tyre përfundon me ndeshjen, në të cilën askush nuk dëshiron të luajë. Ndeshja për vend të tretë e Anglisë ndaj Belgjikës do të jetë e dyta në këtë turne ndërmjet dy përfaqësueseve. Edhe ndeshja e parë nuk e kishte peshën e një ndeshjeje të zakonshme botërori. Të paktën një pjesë e vlerësimeve ishin të tilla.

Por ndeshja që luhet të shtunën (sot, 16:00) në stadiumin në St. Petersburg është më shumë peshë në garën për “Këpucën e Artë” të botërorit, në mes të Harry Kane të Anglisë dhe Romelu Lukakut të Belgjikës.