Bota

Belgjikё / viktima e parё nga koronavirusi

Radiotelevizioni belg në gjuhën frënge ka raportuar se në Belgjikë është regjistruar vdekja e parë nga virusi Covid-19. Viktima është një burrë 90 vjeç nga Brukseli. Vetëm të martën, në këtë shtet janë konfirmuar 27 raste të reja të infektimeve.

Deri të martën, numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Belgjikë ka shkuar në 267. Të hënën u testuan 443 persona dhe 28 prej tyre u konfirmuan si të infektuar.

Autoritetet besojnë se një pjesë e madhe e personave të infektuar kanë ardhur nga Italia veriore, ku janë shënuar mijëra raste të infektimeve, shkruan “The Brussels Times”.

“Virusi është duke u përhapur në mënyrë lokale dhe do të ketë raste të reja gjatë ditëve të ardhshme”, thuhet në deklaratën e organeve të shëndetësisë.

Mjekët kanë këshilluar që të shmangen kontaktet me grupet e ndjeshme, përfshirë të moshuarit dhe njerëzit me probleme tjera shëndetësore.