Kosova

Bekim Jashari: Adem Jashari ishte dërguar për stërvitje në Shqipëri nga LDK-ja

Kryetari i Skenderajt, djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, për herë të parë është paraqitur në një debat televiziv duke folur edhe për çështje historike.

Bekim Jashari në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thotë se në vitin 1991 Adem Jashari me një grup tjetër shqiptarësh dërgohen për stërvitje në Shqipëri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e udhëhequr nga Ibrahim Rugova.

“LDK-ja e asaj kohe kishte marrëveshje me një grup aktivistësh të çështjes kombëtare që kanë jetuar në Zvicër për t’u stërvitur në Shqipëri. Shqipëria në atë kohë drejtohej nga Ramiz Alia”.

Djali i Hamëz Jasharit thotë se të gjithë ata që shkonin në këto stërvitje kishin marrë një premtim se nëse kthehen në Kosovë dhe dekonspirohen, strukturat shqiptare politike [LDK] të kohës do të kujdeseshin për familjarët e tyre me avokatë apo edhe përkujdesje tjetër derisa “të bëhen të zotët e vetës”.

“Fatkeqësisht asnjë nga këto premtime nuk u realizuan”.

Bekimi tregon se grupet u dekonspiruan dhe shumë nga të stërviturit u arrestuan ndërsa forcat serbe kryejnë mbi familjen Jashari sulmin e parë masiv në përpjekje për të arrestuar Adem Jasharin.

“Sulmi ishte pa paralajmërim dhe u bë në ora 5 të mëngjesit…Kishte luftim rreth gjysmë ore. Por ne djemtë e ri ishim në odë dhe asgjë nuk kishim dëgjuar për shkak se ishte shumë e izoluar”.

Adem Jashari ishte kthyer pas disa kohësh në Shqipëri, por sipas Bekimit ai asnjëherë nuk ishte arrestuar në Shqipëri por vetëm ishte ndaluar për shkak të pamjes së tij jo të zakonshme.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.