Kosova

Bekë Berisha: Albin Kurtit kam me ja nxi jetën

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve në vend, ka folur për rolin e deputetëve të partisë së tij në momentin që do të krijohet qeveria e re.

Në një intervistë për televizionin publik, RTK, ai është shprehur se, edhe nëse partia e tij nuk e ndjek ai do të përkujdeset që ti kujtojë liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se posti i kryeministrit nuk është një detyrë e lehtë.

“Roli jonë do të jetë konstruktiv, nuk do të jemi si Vetëvendosje. Edhe kur është mirë edhe kur është keq me kundërshtu. Për gabime nuk kemi me ja nda hiq, edhe nëse nuk bën partia jemë une kam mu përkujdes me ja nxi jetën në Qeveri. Me ii nejt gati që kur të jetë tu hangar mish, me i thanë që osht tu hangar mish. Edhe me i thanë nëse është tu pi vene 15 euro me i thanë është ma shtrejtë. Kam me ja nxi jetën. 20 vjet u shku zhag vec për pushtet, se ka ba kurgjo, vec për pushtet”, është shprehur Bekë Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.