SPORT

Bekaj mbetet te Prishtina me synim ta fitojë titullin

Visar Bekaj dhe Prishtina do ta vazhdojnë bashkëpunimin deri në verën e vitit 2021.

Lajmin për vazhdimin e kontratës e ka publikuar faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, transmeton KTV.

“Ndonëse kisha disa oferta për transferim jashtë vendit gjatë afatit kalimtar, në marrëveshje me kryesinë, vendosa të qëndroj edhe një sezon pranë klubit të zemrës”, ka thënë për faqen zyrtare të Prishtinës, gardiani i portës së “Bardhekaltërve”, duke shtuar se nuk do të ikë nga ekipi pa e fituar titullin e kampionit.

Bekaj hyn në vitin e gjashtë me fanellën e Prishtinës dhe në total ka 148 paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.