SPORT

Bëhuni gati për biletat Kosovë – Angli, sot dalin në shitje

Sot (12 nëntor) do të dalin në shitje biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Anglisë më 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për kualifikimet në Euro 2020.

Një gjë është e sigurt se shumë ‘Dardanë’ do të duan që ta sigurojnë një biletë për këtë takim të rëndësishme, por që vetëm mbi 12 mijë persona do të mund ta sigurojnë hyrjen në stadium.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të martën do të dalin në shitje biletat për këtë ndeshje.

Biletat edhe kësaj here do të shiten online përmes faqes “Tiks.app”, nga ora 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.