Valon Behrami, shqiptari që luan për kombëtaren e Zvicrës, nuk ka folur për dënimin e dhënë për bashkëlojtarët.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqirin dhe Stephan Lichtsteiner, janë dënuar nga FIFA me para. Që të tre u dënuan nga FIFA me arsyetimin se përdorën simbole ofenduese ndaj tifozëve të Serbisë.

Simboli që përdorën ishte shqiponja dy krenare e formësuar me duar.

Behrami nuk ka dashur të përgjigjet rreth kësaj para gazetarëve ndërkombëtarë, por deklaroi që pas ndeshjes është dashur të flitet për futboll.