Kosova

Behgjet Pacolli pas gjysmë ore arrin në Prishtinë

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli pritet që pas gjysmë ore të aterojë me aeroplanin e tij privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar në Info Magazine të Klan Kosovës djali i axhës së tij Rrahim Pacolli i cili ka dalë për ta pritur.

Ai ka thënë se prezenca e autoambulancës dhe veturave të Policisë në aeroport është një procedurë normale dhe nuk nënkupton diçka tjetër.

“Për gjysmë ore mendoj që do të arrijë. Është shumë normale që autoambulanca dhe Policia janë këtu, sepse e kanë punën e vet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.