Kuriozitet

Bëhet zbulimi i veçantë, gjendet hallka e munguar e një prej fenomeneve më të rralla natyrore

Teleskopi hapësinor “Hubble” arriti të kapte vrimat e zeza më të rralla, ato me madhësisë “M”. Njëra ishte me masë rreth 50 mijë herë më e madhe se ajo e Diellit dhe ndodhet në një grup të dendur yjesh, jashtë Rrugës së Qumështit. Konstatimi përshkruhet në gazetat “Astrophysical Journal” nga studiues të koordinuar nga Dacheng Lin nga Universiteti Amerikan i Neë Hampshire.

Vrimat e zeza me madhësi mesatare janë një hallkë e munguar dhe tepër e kërkuar në evolucionin e vrimave të zeza. Janë më të vegjël se ato supermasivë që ndodhen në zemër të galaktikave të mëdha, por më të mëdhenj se të vegjlit që krijohen nga përplasja e yjeve të mëdhenj. Këto lloj vrimash të zeza janë veçanërisht të vështira për t’u gjetur, sepse janë më pak aktive se ato supermasivë dhe astronomët duhet t’i kapin në veprim, në aktin relativisht të rrallë të gllabërimit të një ylli.

Studiuesit përdorën “Hubble” për të thelluar vëzhgimet e dy teleskopëve hapësinorë me rreze X, Chandra të NASA-s dhe XMM-Newton, nga Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA).

Në vitin 2006, këta satelitë kishin zbuluar një shkëlqim të fuqishëm me rreze X, por ishte e paqartë nëse vinte nga brenda apo jashtë galaktikës sonë. Studiuesit ia atribuuan atë një ylli që ishte shkatërruar pasi u afrua shumë pranë një objekti si një vrimë e zezë.

Vëzhgimet e “Hubble” e konfirmuan këtë, duke na lejuar gjithashtu të vërtetojmë se rrezet X erdhën nga një grup i dendur yjesh, i cili ndodhet në periferi të një galaktike tjetër, vetëm lloji i vendit ku astronomët pritnin të gjenin një vrimë të zezë me madhësi M.

Pas identifikimit të njërit prej këtyre objekteve, hapet dera e mundësisë që shumë të tjerë të fshihen në errësirë, duke pritur të kapen në aktin e ngrënies së një ylli. “Studimi i tyre dhe të kuptuarit se si evoluuan – shpjegon Natalie Webb e universitetit francez të Toulouse – gjithashtu do të na lejojë të kuptojmë se si lindin vrimat e zeza supermasive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.