Rajoni

Bëhet realitet ëndrra e Kasandrës

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan, solli sërish në vëmendje ditën e sotme historinë e vështirë të Margaritës.

Ajo është divorcuar nga bashkëshorti dhe është nënë e dy fëmijëve. Ndarja e tyre nuk ishte aspak e thjeshtë dhe kjo la ndikim të madh tek dy fëmijët e saj, sidomos tek vajza Kasandra.

Pas ndarjes së prindërve, Kasandra kishte shumë frikë nëse nëna e saj do ishte në gjendje të siguronte të ardhurat për shkollimin e saj.

Kasandra ka pasion pikturën dhe drejtuesi i programit Ardit Gjebrea si dhuratë për ditëlindje i premtoi se do t’i mundësonte një takim me një piktor, në mënyrë që ai të vlerësonte talentin e saj.

Piktori Helidon Haliti është ai që vlerësoi talentin e Kasandrës dhe sugjeroi që Kasandra të vazhdojë Liceun. Ai u shpreh se do ta ndihmojë dhe do të ndjekë në vazhdimësi punimet e saj. “Ekspresioni dhe intesiteti i linjës, për hir të së vërtetës shpreh një dëshirë shumë të madhe, ajo tregohet, pra ti nuk fshihesh nga asgjë. Kështu që kjo është një gjë që më pëlqen, e dyta unë shoh një eksperiencë, pra esencialisht ti e kontrollon linjën. Kështu që unë e them me sinqeritet, ta sugjeroj ta vazhdosh Liceun dhe do më kujtosh, që pas 4 vjetësh do jesh në lëndën time, atje ku jap unë Arte Publike dhe bëjmë edhe piktura jashtëzakonisht të mëdha. Për sa i përket vizatimit je korrekte. Herës tjetër unë do të ndjek, nuk do të lë më. Mbaje mend këtë që po të them, kjo është besnikëria e profesionit tim. Pra dhe ti mund të fshihesh, unë do të shikoj sa shpesh punon, sa shpesh poston në Instagram, pa dyshim që kontaktet që vetë do bësh. Unë vetë do të ndihmoj për disa kontakte me kolegët e mi në Liceun Artistik ku të shikojnë dhe ata sepse kuptohet që shkallët duhen ndjekur. Pastaj të duhet shumë punë, që të justifikojmë gjithë këtë investim që të bën mamaja dhe ti vetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.