Show Biz

Bëhet e ditur data e premierës “Nëntë jetët e Ozzy Osbourne”

Është bërë e ditur data e premierës së dokumentarit për jetën e Ozzie Osbourne të quajtur “Biografia: nëntë jetët e Ozzy Osbourne” që është një kronikë e jetës dhe karrierës së ikonës së muzikës heavy metal.

Rrejti amerikan televiziv A&E ka zbuluar se data e premierës do të jetë më 7 shtator për këtë film biografik-dokumentar të shumëpritur, shkruan NME.

Ky dokumentar, i cili u zbulua së pari në muajin janar, do të duhej të shfaqej si premierë në muajin mars në festivalin SXSW, por u anulua për shkak pandemisë së koronavirusit, transmeton KOHA.

Filmi do të kombinojë xhirime nga arkivi si dhe intervista të reja me vetë Osbourne dhe familjen e tij. Gjithashtu do të ketë edhe intervista me yje të tjera dhe kolegë të tij si Marilyn Manson, Post Malone dhe Rob Zombie si dhe shumë personazhe tjera.

Dokumentari do të tregojë jetën e Ozzit “nga fëmijëria në skamje dhe kohën në burg, e deri të bendi i tij Black Sabbath dhe karriera solo”, u tha në një deklaratë për shtyp

Muajin e kaluar bashkëshortja e tij Sharon Osbourne tha në një intervistë se Ozzy “po bëhej çdo ditë e më i fuqishëm” pasi që kishte kaluar një kohë të gjatë me shëndet të ligë.

Pavarësisht kësaj, Osbourne publikoi albumin e 12-të solo të quajtur “Ordinary Man”, për të cilën revista NME tha se “ishte përplot surpriza”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483