Kosova

Bëhen bashkë Thaçi, Haradinaj e Veseli – Të lumtur për tejkalimin e çdo mosmarrëveshje me Malin e Zi

Mëngjesi i ditës së sotme ka bërë bashkë tre liderët e vendit, presidentin, Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Që të tre u takuan me rastin e hapjes hapjes solemne të Qendrës Zhvillimore të Malazezve të Kosovës ku pjesë mori edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Me këtë rast, presidenti Hashim Thaçi tha se kjo ditë është e veçantë për të dy vendet dhe se Kosova do të vazhdojë të mbetet partneri më strategjik i Malit të Zi në rrugëtimin e përbashkët edhe në NATO edhe në BE.

“Është një ditë e veçantë edhe për Kosovën edhe për Malin e Zi. Është ditë e veçantë e thellimit të miqësisë që kemi pasur gjithmonë ne si Kosovë dhe Mali i Zi. Besoj edhe në kapitullin e ardhshëm edhe të zhvillimit nën ombrellën euroatlantike. Kosova do të vazhdojë të mbetet partneri më strategjik i Malit të Zi në rrugëtimin e përbashkët edhe në NATO edhe në BE”, tha Thaçi.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Kosova është krenare që ka një shtet fqinj si Mali i Zi.

“I kemi ndihmuar Malit të Zi dhe na ka ndihmuar Mali i Zi dhe po ashtu do të na ndihmojë në proceset euro atlantike. Mali i Zi është shtet i NATO dhe ne jemi shumë krenar për bashkëpunimin dhe për tejkalimin e çdo mosmarrëveshje që kemi pasur në të kaluarën”, tha Veseli.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj shtoi se Kosova do të jetë shtëpia e të gjithëve dhe se ky vend do t’i bëj gjithë qytetarët e saj të ndihen si në shtëpitë e tyre.

“Kosova do të jetë shtëpia e të gjithëve që jetojnë në Kosovë dhe Kosova do t’i bëj ata që të ndihen si në shtëpi. Kemi pas se historia nuk ka qenë e lehtë për popujt e Ballkanit, por sot jemi në dritë, në paqe dhe jemi aleatë”, përfundoi Haradinaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.