BeH: Delegacioni i KKB-së vizitoi shoqatën e qytetarëve nga Sanxhaku dhe shoqatën e intelektualëve të pavarur të BeH-së “Krug 99”

Sarajevë, 17.03.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Të premten delegacioni i Këshillit Kombëtar Boshnjak, i kryesuar nga kryetarja dr. Misalla Pramenkoviq, vizitoi Asociacionin e Qytetarëve nga Sanxhaku, si dhe Shoqatën e Intelektualëve të Pavarur të Bosnjës dhe Hercegovinës “Krug 99”.

Foto kredit: KKB

Në delegacionin e Këshillit, përveç kryetarit ishte edhe kryetari i Bordit Ekzekutiv, dr. Fuad Baqiqanin, nënkryetarët dr. Jasmina Balltiq Curiq si dhe Mustafa Fetiq edhe shefi i kabinetit Semir Maxhgal.

Në takimin me delegacionin e Shoqatës së Qytetarëve të Sanxhakut, të kryesuar nga kryetari z. Ekrem Lekiq, u ra dakord që bashkëpunimi i deritanishëm duhet të përmirësohet dukshëm, e gjitha kjo me qëllim të forcimit të lidhjeve me shtetin amë Bosnje-Hercegovinën, përmes projekteve që janë të një rëndësie të veçantë për boshnjakët në Republikën Serbi.

Delegacioni i intelektualëve të BeH-së ishte i përbërë nga Z. Adill Kullenoviq president i asociacionit dhe Z. Xhemalj Sokolloviq anëtar, mirëprite delegacionin e Këshillit në mjediset e asociacionit së Intelektualëve të Pavarur të BeH-së “Krug 99” dhe në një bisedë shumë miqësore dhe thelbësore, u ra dakord për bashkëpunim të mëtejshëm në interes të popullit boshnjak.

Go to TOP