SPORT

Befasuese: Ky mund të jetë trajneri i ri i Barcelonës

Në Argjentinë kanë filluar spekulimet për të ardhmen e trajnerit të River Plate, Marcelo Gallardo.

Mediet argjentinase raportojnë se ish lojtari i PSG dhe Monacos tashmë ka vëmendjen e direktivës ‘Blaugrana’, për të zëvendësuar Ernesto Valverden.

Lajmi është dhënë në TNT të premten në mëngjes, duke thënë se Barcelona e kanë si opsion të parë Gallardon, nëse skuadra e tyre nuk përmirëson performancën.

Duket se tashmë kontaktet e para kanë ekzistuar, me Ballardon që i ka bërë me dije Barcelonës se tani nuk mund të merr asnjë vendim, shkaku i angazhimit në ‘Copa Libertadores’.

Gallardo ka kontratë me River Platen deri në vitin 2021, dhe kjo mund të paraqet një problem shtesë për Barcelonën, që ndoshta duhet të paguajë për prishjen e saj.


//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483