Bota

Befason Trump, sipas New York Times, ai ka llogari bankare në Kinë

ilustracija

Presidenti amerikan, Donald Trump ka një llogari bankare në Kinë dhe ka kaluar vite duke vijuar projekte biznesi në vend. Lajmi raportohet nga New York Times.

Llogaria kontrollohet nga Trump International Hotels Management dhe ka paguar taksa lokale mes vitit 2013 dhe 2015. Ajo ishte hapur për të eksploruar për marrëveshje të mundshme hotelesh në Azi – sipas një zëdhënësi të Trump. Ky i fundit ka qenë kritik ndaj kompanive amerikane që bënin biznes në Kinë dhe ka ndezur një luftë tregtare mes dy vendeve.

Nju Jork Times zbuloi llogarinë pasi mori të dhënat e taksave të presidentit Trump që përfshinin si detajet personale ashtu edhe ato të kompanive. Raportet e mëparshme tregojnë se ai ka paguar 750 dollarë në taksa federale amerikane në 2016 dhe 2017 kur u bë president. Llogaria bankare në kinë ndërkohë ka pahuar 188561 dollarë taksa në total.

Trump ka qenë kritik edhe ndaj kandidatit rival presidencial, Joe Biden dhe politikave të tij ndaj Kinës në prag të zgjedhjeve që do të mbahen më 3 nëntor./T.Ch