Kosova

Befason PDK-ja, shkon në takimin e ftuar nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur në takim liderët e partive politike për të diskutuar lidhur me situatën pandemike të krijuar nga COVID-19.

Partia Demokratike i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kurtit.

Në takimin e Kurtit, i cili është thirrur për në orën 10:00, ka arritur tashmë nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi është parë duke hyrë në Kuvendin e Kosovë menjëherë pas arritjes së Kurtit.

Kujtojmë se të gjitha partitë tjera kanë deklaruar se nuk do të shkojnë në këtë takim. /ZERI

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.