Show Biz

Befason ish-ylli i pornos me deklaratën, vetëm kaq pak ka fituar nga filmat e saj

Ish-ylli i pornos tregon se fitoi vetëm 12.000 dollarë gjatë gjithë karrierës së saj, pavarësisht se është një nga yjet e filmave për të rritur.

Një ish-aktore e filmit për të rritur ka pohuar se ajo fitoi vetëm 12,000 dollarë gjatë kohës kur ishte në këtë industri, pavarësisht se ishte një nga yjet më të famshëm porno në internet, shkruan DailyMail.

Mia Khalifa, një vendase 26-vjeçare nga Libani, e cila është më e njohur për kryerjen e akteve seksuale në një hixhab, punoi vetëm tre muaj në këtë industri në 2015, por akoma është një nga emrat më të mëdhenj dhe kërkuar në këtë biznes.

“Njerëzit mendojnë se po merr milionat nga porno. Plotësisht e pavërtetë. Fitova në total rreth 12.000 dollarë në këtë industri dhe asnjë qindarkë më shumë.

“Vështirësia për të gjetur një punë normale pas braktisjes së pornos ishte e frikshme”, shkroi ajo në Twitter të hënën.

Mia tha se u përfshi në këtë industri shumë shkurt, por ato video u përhapën shumë shpejt dhe thotë se shqetësohet edhe pesë vjet pasi u largua nga kjo industri.

Mia Khalifa u rendit në vendin e dytë në “Pornhub” në vitin e kaluar dhe ishte ylli më i kërkuar në një faqe tjetër të pornografisë më 2016 dhe 2017.

Ajo kishte xhiruar e veshur me hixhab teksa kryente marrëdhënie seksuale, e kjo gjë bëri të merrte edhe kërcënime me vdekje nga ISIS.

Madje, ajo tregoi se familja e saj nuk e dinte se po punonte si yll i filmave për të rritur, derisa klipi u bë viral.

Mia ka më shumë se 16.7 milionë ndjekës në Instagram, por thotë se e urren kur e identifikojnë si yll i pornografisë.

Ish-ylli i pornos tha se pasi u largua nga kjo industri u bë bjonde për të mos e njohur, por kjo gjë nuk kishte funksionuar.

Mia Khalifa këtë vit është fejuar me Rober Sandberg, por thotë se e ka të vështirë që akoma cilësohet si yll i filmave për të rritur.


Leave a Reply

Your email address will not be published.