Kombëtare

Befasojnë hajnat në Gjakovë, futen me forcë në QKMF dhe vjedhin diçka që nuk pritej

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë – shkruan Kosova.info

Rreth orës nëntë “ankuesja femër  kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit të QKMF –së dhe nga aty kanë vjedhur një aparat për matjen  tensionit të gjakut dhe disa gjëra ushqimore.”

Policia është duke e hetuar rastin./Kosova.info/