SPORT

Befasia e madhe! Kumbulla i thotë ‘PO’ klubit të ri, kontratë 5-vjeçare me…

Talenti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla pritet që t’i bashkohet në orët e ardhshme klubit të Romës, pasi dy palët kanë nisur të shkëmbejnë dokumentacionet për 20-vjeçarin.

Kumbulla, i cili ishte pa dyshim zbulimi më i madh i sezonit të kaluar në Serinë A, duket vetëm një hap larg Romës dhe sigurisht që përderisa edhe Marashi ka thënë “po”, ka mbetur i kënaqur jo vetëm nga garancitë teknike, si titullar i skuadrës, por edhe nga oferta ekonomike, e cila është më e larta edhe kundrejt asaj që ofronte Interi dhe Lacio.

Presidenti Seti ka pranuar ofertën e huazimit me detyrim blerjeje verën e ardhshme, për 30 milionë euro, menjëherë pasi Roma i ka shitur nën kosto Veronës Mert Cetin (kushtoi për 7 milionë euro, ndonëse turku vlerësohej 13 milionë nga verdhekuqtë), me 23-vjeçarin që pritet të jetë zëvendësuesi i Kumbullës te Hellasi.

Kjo tratativë e mbyllur shumë shpejt mes dy klubeve konfirmon marrëdhënien e shkëlqyer mes tyre, por edhe faktin se në orët e ardhshme pritet të përfundojë me sukses edhe kontrata 5-vjeçare me Marash Kumbullën i cili në total do të përfitojë 10 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483