KULTURË

Beerfest Kosova vazhdon me 30 e 31 korrik dhe 1 gusht

Festivali Beerfest Kosova, ngjarja më e madhe në vend, do të vazhdojë të mbahet në ditët në vijim, me 30 e 31 korrik dhe 1 gusht.

Sipas kompanisë MODUS, (organizator i Beerfest), adhuruesit e Beerfest do të kenë mundësinë të vazhdojnë festën për tri ditë tjera, pas tri ditësh të shtyrjes shkaku i tri ditë zie që ishin në vendin tonë dhe të cilën organizatorët e respektuan.

I njoftojmë të gjithë adhuruesit e Beerfest që sikurse filloi me një spektakël, njësoj do të vazhdojë edhe gjatë ditëve tjera në vijim të Beerfest, ku do të kemi muzikë të të gjitha zhanreve që do të kujdesen për një argëtim unik të pjesëmarrësve të Beerfest.

Pothuajse të gjithë artistët që ishin paraparë të performojnë, do të jenë pjesë edhe e ditëve në vijim, si NR, Genc Prelvukaj, Genta Ismajli, Iliret, Grupi NA, Vala Mulliqi, Dj James, Dj Ostflux, Nani, Malik dhe artistë tjerë që do të publikohen në vijim.

Përveç muzikës e birrave të ndryshme, këndit të ushqimit e pijeve jo-alkoolike, vizitorët do të kenë rastin të jenë pjesë e lojërave të ndryshme, të cilat ndihmojnë në realizimin e atmosferës festive dhe verore.-shkruan telegrafi.

Ky festival ka për qellim që qytetarëve të izoluar të Kosovës, t’u ofrojë argëtim madhështor me një kosto shumë të ulët dhe të përballueshme për qytetarët tanë.

Më shumë informata rreth agjendës së Beerfest dhe aktiviteteve të cilat do të organizohen, do të jepen në ditët në vazhdim përmes mediave sociale dhe elektronike.