Kosova

Bedri Istrefi paditë Qeverinë e Kosovës

Bedri Istrefi, kryeshef i Telekomit të Kosovës ka bërë padi në cilësinë e aksionarit të ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës, ndaj Qeverisë së Kosovës, mbi pa vlefshmërinë e vendimit të Kuvendit të Aksionareve për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Telekomit të Kosovës.

Në padi thuhet se Qeveria ka bërë emërimin e përkohshëm të Bordit të Drejtorëve përmes së cilit ka caktuar në pozitën e Kryesuesit të Bordit Genc Rraci dhe tre anëtarëve të tjerë të Bordit.

Padinë që e ka siguruar gazeta Blic thuhet se “pas emërimit të tyre në kuadër të Bordit të Drejtorëve duke vepruar në kundërshtim me detyrat, Bordi i Përkohshëm ka filluar ndërmarrjen e veprimeve me të cilat synohet rëndë integriteti dhe interesat e Telekomit të Kosovës në këtë mënyrë Bordi ka filluar të ndërhyjë në kompetencat e menaxhmentit”.

Padia është bërë para shtatë ditësh.

Në orën 13:00, kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, pritet të mbajë konferencë për media.

 Bordi i ri i Telekomit, sot në orën 14:00 do të mbajë mbledhje dhe pika e parë e rendit të ditës pritet të jetë shkarkimi i menaxhmentit të kësaj kompanie.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.