Rajoni

Bechteli hynë në tregun e Serbisë

Zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe ministrja e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastrukturës Zorana Mihajloviç ka biseduar me ambasadorin e ShBA Kajl Skot dhe delegacionin   e kompanisë amerikane “Bechtel për projektin e ndërtimit të autostradës Pojate-Preljina.

Ajo tha se korridori i Moravës është e një rëndësie të madhe për Serbin, sepse do të lidh korridorin 10 dhe 11 përmes rajonit në të cilin jetojnë 500 mijë njerëz dhe se është interes i qeveris që ajo autostradë sa më parë të fillojë së ndërtuari, thuhet në një deklaratë.

Davide Velç , kryetar i Bechtel i ngarkuar për çështje ndërkombëtare dhe marrëdhënie me qeveritë, tha se kompania është e vetëdijshme për rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës për zhvillimin e Serbisë dhe falënderoi ministren për përkushtimin në këtë projekt.  /KI/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483