Show Biz

Bebe Rexha thumbon vajzat me operacione plastike

Bebe Rexha është prej artisteve që vazhdimisht bën thirrje që duhet ta duam vetën dhe ta pranojmë ashtu siç jemi.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore shpesh herë është akuzuar për mbipeshë, por që ajo me shumë krenari shfaq format e saj në secilën paraqitje.

Ndërsa, kohët e fundit, ajo ka thumbuar femrat me ndërhyrje kirurgjike duke përdorur efektin e Instagram-it për të fryrë buzët teksa shkruan “A i plotësoj tashti standardet”.

Kujtojmë se Bebe së fundi publikojë këngën “You can’t stop the girl”, e cila është kolona zanor e filmit më të ri ‘Maleficent’ që në rolet kryesore ka aktoren Angelina Jolie.