Show Biz

Bebe Rexha takohet në Los Angeles me Monika Kryemadhin

Artistja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, vazhdon të jetë mjaft e dashur për audiencën e gjerë.

Bukuroshja bionde në rrjete sociale përherë qëndron afër fansave, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.

Së fundmi ajo ka informuar se është takuar me kryetaren e partisë LSI, Monika Kryemadhin.

Në video ajo së pasi shfaqi veten, e më pas edhe Kryemadhin, të cilat morën vëmendje me paraqitjen.

Që të dyja ndodheshin në një lokal në Los Angeles, derisa bëheshin gati për të shijuar mëngjesin së bashku.

“Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur, jemi duke ngrënë mëngjes”, u shpreh Bebe në video.

Ndërkohë theksojmë se Rexha së fundmi ka lansuar albumin e ri “Better Mistakes”.