ROZË

Bebe Rexha pa makijazh, e urrej këtë imazh, por kjo jam unë

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha rrëmben vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të saj me fotografi dhe muzikë.

Për të qenë “in” në çdogjë që bën, duhet të tërhekësh vëmendjen e kështu edhe Bebe bën, shkruan Kosova.info.

Por, kësaj radhe paparacit e kanë kapur Beben në një moment jo fort të këndshëm, të cilin kjo e fundit e ndau me ndjekësit në Instagram. “E urrej këtë fotografi timen të bërë nga paparacit, por e dini pse po e publikoj, sepse kjo jam e vërteta”, shkruan ndër të tjerash Rexha.

Megjithatë, biondja nuk e ka problem që të shfaqet pa makijazh, edhe pse kritikohet tejet shumë nga fansat për pamjen dhe peshën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.