Show Biz

Bebe Rexha ngrit zërin fuqishëm kundër projektligjit për abortin

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, protestoi fuqishëm javë më parë projektligjin që u zotua në Alabama, për shndërrimin e abortit si proces ilegal.

Si rrjedhojë, Bebe Rexha në një prej koncerteve të saj ishte shfaqur në skenë me një bluzë, në të cilën shkruhej: “Vagina ime, zgjedhja ime”.

“Më vjen keq, unë thjeshtë e dua këtë bluzë të cilën e krijova”, kishte shkruar 29-vjeçarja në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka bërë të ditur se bluzat me një dizajn të tillë kanë dalë në shitje dhe janë të disponueshme që tani.

Ato mund të blihen ‘online’, përmes uebfaqes zyrtare të këngëtares që ofron këtë shërbim.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Bebe Rexha përmes këtij postimi të shpërndarë në InstaStory.

Ndërkohë, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të fundit muzikor “Call you mine”, në bashkëpunim me grupin e famshëm The Chainsmokers.