Show Biz

Bebe Rexha ende single: Më kërkuan dorën kur isha 16 vjeçe

Bebe Rexha është një këngëtare shumë e suksesshme në tregun muzikor ndërkombëtar. Dhe si një personazh shumë i famshëm, jeta e saj personale ka interes të madh për fansat, veçanërisht statusi i marrëdhënies së saj dhe historitë e lidhjes.

Dhe për të gjithë ata që janë të interesuar, aktualisht Bebe është single.

Në vitin 2017, këngëtarja me origjinë shqiptre tha se lidhja e saj e fundit mori fund në vitin 2015.

“Që atëherë nuk ka pasur të dashur. Nuk më pëlqen ta lëndoj zemrën time. Kur zemra mu coptua nga ish i dashuri, isha e mërzitur. Kështu që shkrova pjesën e parë të albumit,”– tha ajo.

Por kanë kaluar 3 vite që nga deklarata e saj dhe duket se Bebe ende është single. Dhe nëse është lidhur me dikë, atëherë e mban shumë të fshehtë për sytë e medias dhe publikut, shkruajnë mediat.

Edhe pse iu është referuar ish të dashurit në disa intervista, ajo ka lënë të hapur mundsinë për të takuar burra ose gra në të ardhmen.

“Po përpiqem të mbaj një gjë personale, për veten time. Thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do, nuk më intereson nëse është një djalë apo një vajzë,”- tha Bebe për Health.

Sipas Straits Times, megjithatë, Rexha mund të ishte martuar në të kaluarën, por në vend të kësaj zgjodhi muzikë.

“Kam kërkuar dorën time për martesë në moshën 16 vjeçare dhe kjo është normale. Por nuk shkova drejt asaj rruge dhe luftova për atë që besova sepse me të vërtetë doja të isha në këtë industri dhe hoqa dorë nga kaq shumë gjëra për të arritur në këtë pikë,”- u shpreh këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.