SPORT

Beach Volley U20, Kosova kampione ballkanike

Sonte në mbrëmje ka përfunduar Kampionati Ballkanik i Beach Volley U20 meshkuj dhe femra. 

Ekipi kombëtar i Kosovës në beach volley në konkurrencën e femrave, Dhuratë Sylejmani, Valmira Ramadani ka arritur të fitoj medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyit i cili për tri ditë me radhë është mbajtur në Prishtinë. 

Dyshja kosovare arriti të fitoj në finale ndaj ekipit kombëtar të Rumanisë, Hododi dhe Corcoz me rezultat të pastër 2:0 në sete. Dyshja Sylejmani/Ramadani po vazhdojnë formën e mirë që patën edhe në paraqitjet e tyre në Kampionatin Evropian. 

Medaljen e bronztë kanë arritur ta fitojnë edhe ekipi i dytë i Kosovës në konkurrencën e femrave Idrizi/Hasani pasi që në ndeshjen për vend të tretë mposhtën ekipin e parë të BeH. 

Në konkurrencën e meshkujve vendin e parë ka arritur ta fitoj Rumania, pasi që në finale ka fituar ndaj ekipit të dytë të Shqipërisë me rezultat 2:0 në sete. 

Medalje e bronztë kanë arritur ta fitojnë edhe ekipi i meshkujve nga Kosova Tërstena/Basha duke mposhtur ekipin kombëtar të Shqipërisë 1 në ndeshjen për vend të tretë me rezultat 2:1. /Kosova.info/