Bota

BE/ Rifillimi i udhëtimit ajror do të kërkojë distancim shoqëror

Komisioni Europian do të paraqesë muajin e ardhshëm një sërë rregullash për rihapjen e sigurt të udhëtimeve ajrore kur të mbarojnë bllokimet e pandemisë së koronavirusit, përfshirë distancimin shoqëror në aeroporte dhe në aeroplane, tha shefi i transportit të Bashkimit Europian.

Komisioneri i Transportit, Adina Valean, tha se disa rregulla të distancimit social në aeroporte dhe aeroplanë do të duhet të respektohen për të garantuar sigurinë e udhëtarëve, duke shtuar se masat, që janë ende në shqyrtim, do të përfshijnë edhe veshjen e maskave të fytyrës dhe dezinfektimin e aeroplanëve dhe aeroporteve.

“E gjithë kjo duhet të jetë pjesë e atyre udhëzimeve dhe ndoshta deri në mes të majit mund ta paraqisim këtë strategji për të cilën po punojmë,” shkruajti Valean në Twitter.

Linjat ajrore kanë ngritur shqetësimin se masat për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë mund të ndikojnë në përfitimin e tyre pas përfundimit të kufizimeve të udhëtimit. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) ka vlerësuar se kriza mund t’i kushtojë linjave ajrore në total 314 miliardë dollarë.

Valean tha se masat për distancimin shoqëror të mbeten në fuqi për aq kohë sa nuk ka trajtim ose vaksinë kundër Covid-19, ndërsa ende nuk dihet se kur do të fillojë të operojë industria ajrore.

“Nuk mund të them tani kur kjo do të fillojë të ndodhë sepse ne duhet të dëgjojmë këshillat e specialistëve të shëndetit’./Reuters

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.