Bota

BE miraton reformën për të drejtën e autorit

Reforma e diskutueshme europiane për të drejtën e autorit u miratua në mënyrë përfundimtare sot me votimin e fundit të ministrave të BE-së në Luksemburg, faza finale pas më shumë se dy viteve procedura.

Kjo fazë e fundit pritej të ishte një formalitet pas negociatash shumë të vështira për këtë reformë.

Gjashtë shtete gjithsesi votuan kundër, sipas një burimi europian: Italia, Finlanda, Suedia, Luksemburgu, Polonia dhe Holanda. Një pakicë, megjithëse e pamjaftueshme për të bllokuar tekstin.

Në një komunikatë të Këshillit të Bashkimit Europian, ministri rumun Valer Daniel Breaz, vendi i së cilit mban presidencën e radhës, vlerësoi një tekst të ekuilibruar, që krijon mundësi të shumta për sektorët kreativë europianë, të cilët do të avancojnë dhe reflektojnë më së miri diversitetin tonë kulturor dhe vlerat e tjera të përbashkëta europiane, por gjithashtu edhe për përdoruesit, pasi liria e shprehjes në internet do të garantohet. /atsh/

Leave a Reply

Your email address will not be published.