Rajoni

BE marrëveshje me BioNTech/Pfizer për blerjen e 1,8 miliardë vaksinave

Komisioni Europian ka arritur një marrëveshje me prodhuesin e vaksinave Covid-19 BioNTech/Pfizer për të blerë deri në 1,8 miliardë doza shtesë për disa vitet e ardhshme, njoftoi sot presidentja Ursula von der Leyen.

“E gëzuar për të njoftuar se [Komisioni Europian] sapo ka miratuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara”, shkroi von der Leyen në Twitter, raporton ATSh.

Marrëveshja gjithashtu lejon shtetet e BE të blejnë edhe 900 milion doza të tjera, sipas zyrtares së lartë të BE.

“Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të ndjekin”, shkroi ajo.

Ekzekutivi i BE njoftoi më 14 prill se negociatat mbi kontratën ishin duke u zhvilluar.