Kosova

BE: Korrupsioni ende sfidë për Kosovën

Korrupsioni mbetet sfidë e madhe në Kosovë dhe kjo dukuri negative po ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve. Përderisa korrupsioni është mjaft i madh në Kosovë, do të marrë mjaft kohë që të ndryshohet kjo dukuri.

Kështu u tha sot në tryezën “Projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë”, organizuar nga Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, në kuadër të aktiviteteve të shumta që po mbahen në Kosovë me rastin e Javës kundër Korrupsionit.

Riccardo Serri, zëvendës shef i zyrës së BE-së në Kosovë, tha se projekti “PECK II” synon të sjellë Kosovën te nivelet e standardeve evropiane për luftën kundër korrupsionit dhe shpëlarjes së parave.Serri tha se korrupsioni ndikon te të dyja gjinitë, mirëpo ka argumente se ndikimi është më i madh te burrat, teksa shtoi se ka studime se gratë janë më të ndjeshme ndaj korrupsionit.  Ai foli edhe për vakumin institucional që po e vështirëson punën e BE-së në Kosovë për luftën kundër korrupsionit.  Ndërsa, Albulena Haxhiu, ish-kryetare e Komisionit parlamentar për Legjislacion, tha se lufta ndaj korrupsionit është përgjegjësi e të dyja gjinive, ndërsa shtoi se në Kosovë ka korrupsion të lartë, por që nuk ka të bëjë me gjininë.

Ajo tha se arsyeja përse Kosova përballet me korrupsion të madh, krim të organizuar, është për shkak që nuk është se ka  pasur vëmendje të plotë për ta luftuar këtë dukuri negative që e ka lënë të pa zhvilluar vendin.Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion, tha se edhe femrat janë të involvuara në korrupsion, por me një përqindje më të ulët.

Po ashtu edhe ambasadorja e Suedisë në Kosovë Karin Hernmarck Ahlin tha se Kosova përballet me nepotizëm që është formë korruptive, e që në këtë rast janë të përfshira edhe femrat.

Vlora Marmullakaj, udhëheqëse e projektit PECK II, tha se kanë vendosur ta trajtojnë temën e cila ka marrë më pak vëmendje, por e cila për nga ndikimi ka rëndësi të madhe.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483