Kosova

BE-ja: Përqendrohuni në programe konkrete

Pas ftesës së presidentit Hashim Thaçi, misioni për Observimin e Zgjedhjeve (EOM) i BE-së u vendos që të mbikëqyr zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019. Zgjedhjet janë një ndër komponentet fondamentale të demokracisë. Ato paraqesin mundësi për njerëzit e Kosovës që të ushtrojnë të drejtën demokratike të votës dhe të zgjedhin liderët e tyre.

BE-ja bën thirrje për një proces zgjedhor paqësor, transparent dhe që do mbahej në formë gjithëpërfshirëse, sipas standardeve ndërkombëtare dhe Sundimit të Ligjit.

Të gjitha partitë politike dhe liderët duhet të sigurojnë që të bëjnë një fushatë respektuese të përqendruar në programe konkrete për interesin e njerëzve të Kosovës.

Forcimi i procesit elektoral është një pjesë thelbësore e ciklit elektoral. BE-ja dhe OSBE-ja bashkërisht e kanë mbështetur themelimin e një Komisioni ad hoc të Kuvendit dhe të një Grupi Këshillëdhënës për këtë çështje.

BE-ja fton të gjitha partitë që të ndërmarrin punën e Komitetit Ad Hoc seriozisht dhe pas zgjedhjeve të implementojnë rekomandimet që do të vijnë nga Misioni ynë mbikëqyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.