Bota

BE-ja mirëpret normalizimin e raporteve mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Bashkimi Evropian ka mirëpritur njoftimin për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke vlerësuar lartë rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces.

“Bashkimi Evropian ka promovuar për vite me radhë zhvillimin e raporteve në mes të Izraelit dhe vendeve të rajonit. Normalizimi i marrëdhënieve bilaterale mes tyre do të jetë i frytshëm për të dyja vendet si dhe një hap thelbësor për stabilizimin e rajonit”, thuhet në deklaratën e BE-së.

BE-ja thotë se angazhimi i Izraelit për të pezulluar planet për aneksimin e njëanshëm të zonave të territorit të okupuar palestinez është një hap pozitiv.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje që synon të normalizojë marrëdhëniet në mes të këtyre vendeve.

Izraeli dhe fqinjët arabë kanë zhvilluar tetë luftëra dhe kanë nënshkruar pak marrëveshje për paqe.

Kjo është vetëm marrëveshja e tretë në mes të një vendi të Gjirit Arab dhe Izraelit për krijim të lidhjeve diplomatike.

Në javët në vijim delegacionet nga të dyja shtetet do të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale sa u përket investimeve, turizmit, fluturimeve direke, sigurisë, telekomunikimeve, energjisë, kulturës, kujdesit shëndetësor, zhvillimit të ambasadave reciproke dhe fushave tjera me interes të përbashkët.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483