Kosova

BE-ja hesht përpara thirrjes së Grenell-it për takimin në ShBA

Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, nuk ka dashur të komentojë rreth iniciativës së Përfaqësuesit Special Presidencial, Richard Grenell, për një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

“Ne nuk komentojmë aktivitetet e të tjerëve”, ka thënë Stano për tanjug, transmeton Express.

Derisa sa i përket vizitës së Miroslav Lajcak në Prishtinë, Stano ka thënë se emisari i Brukselit ka për qëllim që të diskutojë për modalitetet e dialogut dhe për caktimin e datave fikse për rinisjen e negociatave.

“Përfaqësuesi Special Lajçak do të diskutojë sot për modalitetet e dialogut në Prishtinë. Ai synon të paraqesë data konkrete për vazhdimin e shpejtë të procesit”, ka thënë Stano.

Sipas Stanos, dialogu i ndërmjetësuar nga BE deri tash ka treguar rezultate konkrete për popullin e Kosovës.

Derisa Stano nuk është përgjigjur në pyetjes nëse Miroslav Lajcak do të takohet me presidentin Thaçi gjatë vizitës në Prishtinë nga roli i kryenegociatorit të BE’së./Express/