Rajoni

BDI mbështet negociatat për zgjidhjen e emrit

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani, sot ka informuar anëtarët e kryesisë së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe liderin e kësaj partie Ali Ahmeti për rrjedhën e negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit më Greqinë fqinje.

Osmani pas takimit tha se BDI ka dhënë mbështetje negociatave që zhvillohen për zgjidhjen të këtij kontesti.

“Informova anëtaret e kryesisë dhe liderin Ali Ahmeti për pozicionet dhe qëndrimin e harmonizuar të Qeverisë në negociata, si dhe për sfidat kryesore të procesit, dhe kryesia e BDI-së solli vendim për mbështetje të tërësishme të negociatave dhe mbështetje për qëndrimin e harmonizuar të Qeverisë. Nga këtu nisem drejt Qeverisë ku pres që kryeministri Zaev t’i kumtojë rezultatet përfundimtare nga negociatat”, tha Osmani.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483