Hi Tech

BBC: Informacioni mashtrues po përhapet në WhatsApp

Informacionet mashtruese për koronavirusin janë duke u përhapur në internet.

Postimet mund të jenë përzierje e informacioneve të sakta dhe të pasakta.

Në aplikaconin e mesazheve me WhatsApp po qarkullon në shumë vende të botës një mesazh me zë.

Disa raste të tilla janë raportuar nga audienca e BBC-së.

Informacioni në vetvete është një përzierje e këshillave. Disa janë të dobishme, siç është ajo që i inkurajon njerëzit të pinë shumë pije të nxehta dhe të lajnë sipërfaqet tërësisht. Padyshim një ide e mirë për tu mbajtur të hidratuar dhe të pastër.

Por, mesazhi me zë gjithashtu përfshin këshilla mashtruese. Folësi-ja sugjeron se “rrezet e diellit neutralizojnë virusin” dhe që koronavirusi mund të vritet duke pirë “një gllënjkë me ujë të ngrohtë çdo 20 minuta”. Nuk ka asnjë bazë shkencore për asnjë nga këto pretendime.