Kosova

Burjani: Sloganet e partive nuk shpërfaqin ndonjë prioritet

Analisti politik, Blerim Burjani, tha se, sloganet e partive politike në këtë fushatë elektorale nuk tregojnë ndonjë prioritet të caktuar të tyre, me çka do t’i karakterizonte, por të reflektonte edhe vetë përmbajtjen programore.

“Zakonisht sloganet  tregojnë arsyen e fushatës, pse duhet me fitua dhe çka do me ndryshuar. Guxo për shembull është ndryshim politik si prioritet, “Rimëkëmbje” mendohet slogani ekonomik, rend dhe ligj. Slogani “Krejt Drejt” është slogan politik pa prioritet, por vetëm ka kuptim ndryshim të qeverisjes, por qysh nuk tregon gjë. Slogani “Shteti –Shtet” ka për motiv ruajtjen, zhvillimin e shtetit dhe qeverisjen”, tha Burjani për Kosova.info.

Sipas tij, tash varet shumë nga partitë politike se për çka i vyen një slogan i tillë dhe për çka i shërben.

“Varet shumë nga programi i shkruar  i cili përmbyllet me kuptim të motos”, tha ai. /Kosova.info/