Barcelona e nis sezonin me barazim

Barcelona ka barazuar 0-0 me Rayo Vallecanon në ndeshjen e parë të sezonit 2022/23 në La Liga.

Ekipi Xavit edhe përkundër shumë transferimeve në verë, nuk ka arritur ta nis me fitore sezonin e ri në La Liga, pasi janë ndalur nga Rayo Vallecano në Camp Nou.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim absolut të Barcelonës, por edhe përkundër rasteve nuk arritën ta gjejnë golin.

Në fakt, Barcelona shënoi në minutën e 13-të me anë të Robert Lewandowskit, por ky gol u anulua shkaku i pozitës jashtë lojë.

Në minutat shtesë të pjesës së parë edhe Vallecano pati një rast me anë të Alvaro Garcia, por goli iu mohua nga Marc-Andre ter Stegen.

Në pjesën e dytë, përsëri Barcelona dominoi duke krijuar shumë raste, por assesi nuk arriti ta shënojë golin e fitores.

Barcelona tentoi me anë të Lewandowskit (75’, 82’), Pierre-Emerick Aubameyang (84’), por pa sukses.

Vendasit e gjeten golin në minutën e 88-të me anë të Franck Kessie, por edhe kësaj radhe iu anulua për pozitë jashtë.

Kështu, pas 90 minutave lojë ndeshja u mbyll me barazim 0-0.

Në ndeshjen e ardhshme, Barcelona udhëton te Real Sociedadi, ndërsa Vallecano luan në udhëtim te Espanyoli. 

Go to TOP