SPORT

Bayerni nuk e lëshon kreun e tabelës, fiton me rezultat bindës ndaj Kolnit

Bayern Munich ka fituar me shumë spektakël ndaj Kolnit në kuadër të javës së 22-të në Bundesligë me rezultat 4-1.

Pas vetëm tre minutash lojë, Bavarezët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Robert Lewandowski, derisa Thomas Muller ishte në rolin e asistuesit.

Dy minuta më vonë, Kingsley Coman e dyfishoi epërsinë, ndërsa sulmuesi gjerman ishte sërish asistues.

Bayerni vazhdoi me gola, gjersa në listën e golashënuesve u fut edhe Serge Gnabry që shënoi në minutën e 12-të me një asistim të Joshua Kimmich.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Gnabry vazhdoi me gola edhe në të dytën, derisa realizoi në minutën e 66-të, e që u shërbye mjaftë mirë nga Alphonso Davies.

Koln arriti ta ngushtonte epërsinë e Bayernit me golin e shënuar nga Mark Uth (70’), me një asistim të Florian Kainz.

Bayern Munich vazhdon të jetë lider i Bundesligës me 46 pikë, një më shumë se RB Leipzig, derisa në javën e 23-të do të takohen me Paderborn.