SPORT

Bayerni arrin marrëveshje me Cityn për Sanen

Raportohet se Bayerni ka arritur të sigurojë shërbimet e yllit të Manchester Cityt, Leroy Sane.

Bild raporton se klubet kanë arritur marrëveshje, dhe gjiganti bavarez do t’i paguajë Cityt rreth 43 milionë euro, transmeton KOHA.

Sane pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Bayernin, derisa bëhet e ditur se ai madje ka ulur edhe kërkesën e tij për pagë shkaku i pandemisë COVID-19.

Raportohej se Sane kërkonte rreth 20 milionë euro në sezon.

Kompletimi i transferimit të tij në Allianz Arena pritet të ndodhë pas përfundimit të Premier Ligës dhe të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.