SPORT

Bayern Munich shet Vidalin

Karl-Heinz Rummenigge ka bërë të ditur se Arturo Vidal është i lirë të largohet nga Allianz Arena.

Bayern Munich ka dhënë aprovimin për largimin e mesfushorit Arturo Vidal.

Zyrtari i lartë i skuadrës kampione nga Bundesliga, Karl-Heinz Rummenigge ka bërë të ditur se ylli kilian është i lirë të largohet nga Allianz Arena.

“Atij i takon të marrë vendimin final për të ardhmen e tij”, deklaroi Rummenigge.

Vidal ka kontratë me Bayern Munichun deri në qershor të vitit 2019. Ai kërkohet nga Atletico Madrid, Inter, Milan dhe Manchester United.