Bayern Munich s`gabon ndaj Cologne

Bayern Munich ka marrë pikë të plota në kuadër të Javës së njëzet e nëntë të Bundesligës në përballje me Cologne.  

Në “Allianz Arena” ndeshja është mbyllur me rezultat 2-0. 

Një fillim i ngadaltë i ka shqetësuar tifozët vendas, por Bayern përfundimisht i i ka gjetur këmbët pasi Raphael Guerreiro ka shënuar golin e avantazhit në minutën e gjashtëdhjetë e pestë. 

Golin që e ka vulosur fitoren për “bavarezët” e ka realizuar Muller në minutën e 90 + 3′. 

Në tabelën e kryesuar nga Bayer Leverkusen, Bayern gjendet në pozitën e dytë, ndërsa Cologne në pozitën e shtatëmbëdhjetë. 

Go to TOP