SPORT

Bayern-Liverpool edhe 45 minuta ankth, Barcelona pranë kualifikimit

Po luhen ndeshjet e kthimit të 1/8-ave të finaleve të Champions League, ku sapo kanë përfunduar pjesët e para në Bayern Munchen-Liverpool dhe Barcelona-Lyon.

Bayerni e ka mbyllur në barazim 1-1 pjesën e parë, teksa e pa veten në dizavantazh. Mane shënoi për Liverpoolin, ndërsa Matip shkaktoi autogol.

Me këtë rezultat kualifikohet Liverpooli, pasi ndeshja e parë në Angli ka përfunduar 0-0.

Barcelona po fiton 2-0 me Lyonin, me golat e Messit me penallti dhe Coutinhos, duke qenë pranë kualifikimit, pasi takimi i parë ka përfunduar pa gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.