SPORT

Bayer Leverkusen/ Finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë

Bayer Leverkuseni është finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë në futboll. Bayeri të martën mbrëma fitoi bindshëm, 3:0, ndaj Saarbrueckenit në gjysmëfinalen e parë.

Në gjysmëfinalen e dytë takohen Bayern Muencheni e Eintracht Frankfurti. Kjo ndeshje është të mërkurën nga ora 20:45. Finalja është caktuar të luhet më 4 korrik në Berlin.

Bayer Leverkuseni kalon në finale të Kupës së Gjermanisë

Moussa Diaby, Lucas Alario dhe Karim Bellarabi shënuan golat për Bayer Leverkusenin, që renditet në pozitën e pestë në Bundesligë.

Ndërkohë Saarbrueckeni këtë edicion ka garuar në kategorinë e katërt gjermane. Ish-reprezentuesi i Kosovës, Fanol Perdedaj luajti deri në minutën e 68-të për Saarbrueckenin.

Ndërkohë në kategorinë e tretë gjermane të martën mbrëma shënuan gola Valdet Rama e Juergen Gjasula.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.