Show Biz

Bateristi i “Aerosmith”, Joey Kramer, i padit shokët e bendit

Ylli i “Aerosmithit”, Joey Kramer, i ka konfirmuar raportet se po i padit shokët e tij të bendit për largimin e tij nga bendi pas një problemi me krahun.

Bateristi pretendon se ai është detyruar t’i nënshtrohet audicionit për rolin e tij në bend, pasi që një lëndim i shpatullës e detyroi atë të tërhiqej nga një varg koncertesh në vitin 2019, dhe u largua nga formacioni për koncerte të rëndësishme si Grammy Awards dhe MusiCares Person of the Year Gala, këtë fundjavë.

Kramer, i cili ka qenë anëtar i “Aerosmithit” për 50 vjet, tani insiston se nuk po e padit Steven Tyler, Joe Perry dhe pjesën tjetër të bendit për të fituar para – ai thjesht dëshiron ta rimarrë vendin e tij në bend dhe ta zëvendësojë teknikun e tij të baterive, John Douglas.

“Qëkur isha 14 vjeç kisha shkopinj baterish në dorë dhe një pasion për të krijuar muzikë”, thotë ai në një deklaratë. “Të të ndalohet të interpretosh me një bend të cilit ia kam dhënë 50 vjet të jetës sime, është përtej shkatërruese.

“Kjo nuk ka të bëjë me paratë. Po më privohet mundësia për t’u njohur së bashku me bashkëmoshatarët e mi, për kontributet tona kolektive, gjatë gjithë jetës në industrinë e muzikës. As “Person of the Year Award” i “MusiCares” dhe as ceremonia e “Grammy Lifetime Achievement” nuk mund të përsëriten kurrë më.

“Fakti që m’u kërkua të bëja audicion për punën time, të demonstroja që mund të interpretoj në “një nivel të duhur” dhe të interpretoj më mirë sesa zëvendësimi im i përkohshëm me një objektiv lëvizës të standardeve të trilluara, është fyes dhe shqetësues. Anëtarët e tjerë të bendit dhe avokatët e tyre me siguri do të përpiqen ta nënvlerësojnë interpretimin tim dhe të pretendojnë se nuk jam në gjendje të interpretoj në bateri tani. Kjo nuk është fare e vërtetë”.

Tutje ai shton: “Në historinë 50-vjeçare të “Aerosmithit”, asnjë anëtar tjetër i bendit nuk i është nënshtruar këtij kontrolli, e lëre më t’i kërkohet t’i nënshtrohet audicionit për punën e tij! Shpresoj që fansat tanë të kuptojnë se e gjitha që po përpiqem të bëj është që t’i kthehem interpretimit me bendin që ata e duan – dhe ky është “Aerosmith” me të pesë anëtarët origjinalë.”

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.