
Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit është hetuar të ketë ndodhur gjatë ditës tek Qendra Zejtare në Pejë, shkruan Kosova.info.
Policia ka arrestuar të dyshuarin shqiptar, nën dyshimin se i njëjti kishte organizuar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit – bastore.
Si provë materiale janë konfiskuar një kompjuter dhe disa tiketa të bastores.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
add a comment