OPINION

Bastioneve partiake u duhet një “shkatërrimi kreativ”!

Shkruan: Fadil MALOKU
1.”Shkatërrimi kreativ”, apo zëvendësimi i të vjetrës me të renë, si shtegdalje nga kriza (ekonomike, politike, sociale..etj.) dhe nga zhgënjimi i të rinjve…kërkon që menaxhimi i resurseve njerëzore të lirohet nga militantizmi; klanor, grupor ai partiak dhe obskurantizmi ideologjik, dhe të zëvendësohet me një menaxhim teknokratik.

2.Ku “ngjyrat partiake”, dhe bastionet krahinariste po shërbejnë vetëm si folklorizëm social për të marr vota, por, assesi edhe si “çelës” për punësim, ngritje profesionale në institucionet përkatëse komunale.

3. Zgjedhjet e ardhshme komunale, duhet ta studiojnë dhe padyshim testojnë, ndryshimin përmes (kontingjenteve) elitave te reja, të cilat kanë; ide, vizion dhe Projekte konkrete se si dëshirojnë ta shohin dhe menaxhojnë Komunën e tyre. Sipas një studimi që ka bërë Shoqata e Sociologëve të Kosovës (SheSK), na del se; shumica e qytetarëve të Komunave në Kosovë, janë lodhur me keqeverisjen (shkaku i konformizmit partiak!) me keqmenaxhimin, (nepotizmit që praktikohet  sidomos në komunat e vogla) e sidomos me shpërndarjen e resurseve të reja njerëzore…

Leave a Reply

Your email address will not be published.